image Butrint Imeri humb gjyshen – emocionon me fjalët prekëse të lamtumirës

Bota e Yjeve

Butrint Imeri humb gjyshen – emocionon me fjalët prekëse të lamtumirës

news image

Këngëtari Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij, duke i kushtuar një mesazh tejet emocional në rrjetet sociale.

Në dedikimin e tij, ai shpreh mirënjohjen për dashurinë, mirësinë dhe kujtimet që kanë ndarë së bashku, duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë pjesë e zemrës dhe shpirtit të familjes.

Gjyshja jem, ti m’ke msu se çka o dashnia e pastër edhe mirësia… Do të më mungosh për jetë”, shkruan mes tjerash Butrinti në mesazhin prekës, duke i uruar prehje të qetë dhe mëshirë hyjnore.

Postimi i tij është shoqëruar me reagime të shumta ngushëllimi nga fansat dhe miqtë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për artistin dhe familjen e tij në këtë periudhë të vështirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/