image Busti i Adem Demaçit do të ndërtohet në qendër të Podujevës

Kosovë

Busti i Adem Demaçit do të ndërtohet në qendër të Podujevës

news image

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se vitin e ardhshëm do ta bëjnë ndërtimin e bustit të Adem Demaçit në qendër të qytetit në Podujevë.

Bulliqi lajmin e bëri të ditur në manifestimin letrar të organizuar nga shoqata “Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës”, dega në Podujevë e mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për nder të ikonës dhe veprimtarit të madh kombëtar, Adem Demaçi.

“Me vendosjen e bustit të Adem Demaçit në Podujevë ne nderojmë veprimtarinë dhe sakrificën e tij, si dhe lartësojmë historinë e lavdishme të Kosovës drejt lirisë e pavarësisë”.

“Baca Adem është shembulli më i mirë i atdhedashurisë e sakrificës për popullin e tij, ai do të mbetet gjithmonë frymëzim për brezat e ri se si luftohet dhe sakrifikohet për atdheun.”

“Baca Adem përveçse veprimtar i paepur i çështjes kombëtare, ishte edhe gazetar, poet e letrar me stil të veçantë të të shkruarit. Ai ishte krejtësisht origjinal e autentik në mendimet e qëndrimet e tij.”, ka shkruar Bulliqi.

/GazetaSinjali/