Opinionisti nga Shqipëria, Andi Bushati ka thënë se është pro që serbëve në Kosovë t’i jepen më shumë autonomi për arsimin, shëndetësinë, apo financat e tyre.
Megjithatë ai thotë se të këmbëngulësh për asociacion kur serbët lokalë ngrejnë barrikada, do të thotë të përgatisësh luftë për ndarjen e Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bushati ka shkruar se: nuk ka dyshim se serbëve i duhet më shumë autonomi për arsimin, shëndetësinë, apo financat e tyre. Por të këmbengulësh për një Asociacion të Komunave Serbe, pikërisht në momentin kur këta të fundit, ngrejnë barrikada nën dirigjimin e Beogradit, do të thotë të përgatisësh një luftë të ardhshme, që do synojë ndarjen e Kosovës.