Vëllau i personit që u vra sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka konfirmuar raportimet e Gazetës Sinjali se vrasja ndodhi për shkak të transportit, konkretisht një furgoni me të cilin udhëtonin për në punë.
Se si ka ndodhur ngjarja për Klan Kosova, ka folur Naim Seferi, i cili është vëllau i viktimës.
“Ngjarja nuk ka ndodhur për ndonjë arsye. Ne nuk kemi pasur konflikte të ma hershme. Për një kombi është bërë fjalë. Ai e ka vrarë pas shpinës. Nuk ka pasur konflikte më herët. Vëllau e ka marrë në punë se aty ku ai ka punuar ka qenë paga më e ultë. Por si thonë buka e jote të vret”.
Ai tha se familja e vëllaut të tij ka kushte të rënda ekonomike dhe pas vetës ka lënë tetë fëmijë dhe gruan, më të voglin dy javësh.
”Ne kemi qenë 20 persona. Shefi i ka thanë shko merri deri në Gllanicë. Ai nuk ka ardh edhe aty ka ardhë konflikti. Edhe e ka vrarë pas shpinës. Tash hetuesia e ka në dorë. Ai i ka lënë tetë fëmijë dhe bashkëshortën, më të voglin e ka dy javësh. Familja e tij jetojnë me ndihmë sociale”. /Gazeta Sinjali/