Gjykata Themelore në Prishtinë, në mesditë pritet ta shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Izet Godenit për vrasjen e bashkëshortes Sadies.
Gazeta Sinjali ka raportuar dje se një burrë 70-vjeçar dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare në Prishtinë rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, rreth orës 04:40.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi, tha për Gazetën Sinjali se kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit.
“Seanca dëgjimore pritet të mbahet në orën 12:00 dhe gjyqtari i procedurës paraparke pritet të vendos për masën”, tha Gashi.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, tregojnë për Sinjalin se kanë bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit lidhur me veprën penale vrasje e rëndë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.