image Burri në Vushtrri rrah gruan dhe iu vërsulet me skalper, mollë sherri punët e shtëpisë - Sinjali

Burri në Vushtrri rrah gruan dhe iu vërsulet me skalper, mollë sherri punët e shtëpisë

news image

Dhjetëra raste të dhunës në familje raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës,  ku viktima janë kryesisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e familjarët e tjerë. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë rastet në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se këtë herë rasti u denoncua nga qytetarët, të cilët e njoftuan Policinë se një burrë po ushtron dhunë në familje dhe duhet të intervenohet.

Posa është marrë informata, Policia iu është përgjigjur rastit dhe ka shoqëruar në stacion policor viktimën për të dhënë deklaratë se çfarë ka ndodhur. Gruaja e cila përjetoi dhunë nga bashkëshorti u ka thënë hetuesve se burri e kishte sulmuar fizikisht për shkak të punëve të shtëpisë. Dhe, për të mos mbaruar me kaq, me një skalper në dorë, i njëjti iu ishte vërsulur, për t’ia dëmtuar rrobat, por nuk kishte arritur për shkak të rezistencës së saj.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari për këtë rast është arrestuar menjëherë nga Policia dhe është dërguar në stacion policor, ku u përball me denoncimin dhe rrëfeu versionin e tij.

Sipas të njëjtave burime, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari për këtë rast të dhunës në familje të lirohet, ndërsa viktima të dërgohet në strehimore, së bashku me fëmijët e saj.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin