Një person nga Indonezia i cili ishte infektuar me koronavirus, ishte veshur si bashkëshortja e tij për të hipur në aeroplan. Ai u zbulua nga ekipi gjatë fluturimit.
Burri kishte vendosur një mbulesë të plotë në fytyrë. Ai gjithashtu kishte me vete pasaportën e bashkëshortes dhe një test negativ për COVID-19, transmeton BBC.
Ai u zbulua nga një stjuardesë duke i ndërruar rrobat gjatë fluturimit.
Policia tha se burri është ndaluar pas aterimit të aeroplanit dhe është testuar menjëherë. Pasi që u kuptua se ai është pozitiv me koronavirus, u urdhërua që të vetizolohet në shtëpi.
Kohëve të fundit, Indonezia është bërë epiqendër e përhapjes së virusit në Azi, duke shënuar gati 50 mijë raste të reja në ditë.