image Burri i dehur sulmon bashkëshorten në Gjakovë – arrestohet dhe dërgohet në ndalim

Siguri

Burri i dehur sulmon bashkëshorten në Gjakovë – arrestohet dhe dërgohet në ndalim

news image

Një grua nga Gjakova ka përfunduar nën kujdes mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve, incidenti ka ndodhur në fshatin Smolicë, ku i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës kishte ndërhyrë edhe djali i çiftit.

Pas arrestimit, i dyshuari është testuar për alkool dhe ka rezultuar me 1.32 promilë. Për shkak të gjendjes së tij, ai nuk është intervistuar menjëherë.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ai është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/