image Burri hyn në një piceri në Prishtinë dhe ngacmon pronaren, arrestohet nga Policia

Siguri

Burri hyn në një piceri në Prishtinë dhe ngacmon pronaren, arrestohet nga Policia

news image

Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës dje rreth orës 16:00 pasi që dyshohet se ka ngacmuar një grua, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte hyrë në një piceri në rrugën ‘Maliq Pashë Gjinolli’, ku me veprimet e tij ka shqetësuar pronaren e lokalit, e cila u detyrua që rastin ta denoncojë tek organet e rendit.

I dyshuari i cili është i njohur për Policinë për vepra të ngjashme, është shoqëruar në stacion ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

/GazetaSinjali/