Një rast i dhunës në familje është raportuar në Viti, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 25 qershor, rreth orës 14:30, në Stacionin Policor në Viti.
Ankuesja ka deklaruar se pas një zënke verbale, bashkëshorti i saj dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht.
Viktima fillimisht është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Viti për tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar nga Policia.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë intervistimit, ai dyshohet se e ka pranuar se pas zënkës verbale e kishte goditur bashkëshorten dy herë me shuplakë në fytyrë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!