Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar mbrëmjen e së martës në fshatin Zemanicë të Leposaviqit, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi është sulmuar nga bashkëshorti i saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda sistemit të drejtësisë bëjnë me dije se viktima, 40-vjeçarja me inicialet S.S., ka deklaruar se është goditur në krah dhe dorë nga bashkëshorti i saj B.S., 39-vjeçar.
Fatmirësisht, sipas deklaratës së saj, nuk ka pasur lëndime të dukshme dhe ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari nuk është hasur nga njësitë patrulluese dhe pavarësisht kontaktit telefonik, ka refuzuar të paraqitet në polici, duke mos përfillur urdhrin e gjykatës. Prokurori i rastit ka autorizuar hapjen e procedurës penale, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!