image Burri 78-vjeçar nga Birmingami i dyti në botë me tri organe gjenitale

Fakte

Burri 78-vjeçar nga Birmingami i dyti në botë me tri organe gjenitale

news image

Një burrë 78-vjeçar nga Birmingami ka bërë histori si i dyti në botë me tri organe gjenitale, një zbulim i bërë pas vdekjes së tij.

Ai ia dhuroi trupin Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Birmingamit, ku studentët e Mjekësisë zbuluan këtë veçori të jashtëzakonshme gjatë ekzaminimit të trupit.

Sipas raportimeve, burri kaloi gjithë jetën e tij pa e ditur se kishte tri organe gjenitale. Mjekët shpjegojnë se rreth 1 në 5-6 milionë njerëz lindin me më shumë se një penis.

Në të gjithë botën janë regjistruar rreth 100 raste të diphallia, që është të pasurit e dy organeve, por rasti i 78-vjeçarit është i dyti në histori që identifikohet si triphallia, shkruan BBC.

Gjatë autopsisë, u zbuluan dy penisë të vegjël, të cilët ishin të lidhur në lëkurën e skrotumit.

Vetëm një nga këta organe ishte funksional, ndërsa dy të tjerët ishin të integruar brenda skrotumit, duke shpjeguar pse ai nuk kishte qenë në dijeni të kësaj veçantie.

Mjekët treguan se këto anomali morfologjike gjenitale mund të mos kenë qenë të identifikuara gjatë jetës së tij.

Ata përmendën se individi mund të ketë përjetuar probleme si infeksione të rrugëve urinare, vështirësi në ereksion ose në pjellori si pasojë e anatomisë anormale.

Shkencëtarët e Journal of Medical Case Reports gjithashtu cituan një rast të vitit 2020 kur një foshnjë 3-muajshe u diagnostikua me triphallia, duke theksuar se këto raste janë jashtëzakonisht të rralla, duke i dhënë kësaj situate një rëndësi të veçantë në studimet mjekësore.

/GazetaSinjali/