image Burra që rrahin gra/ 13 raste të dhunës në familje u raportuan për 3 ditë në Kosovë

Siguri

Burra që rrahin gra/ 13 raste të dhunës në familje u raportuan për 3 ditë në Kosovë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë publikoi ekskluzivisht një video, ku shihet një burrë që rrah brutalisht një grua në një pikë të supermarketit “Interex”, në Prishtinë. Feim Berisha që goditi pamëshirshëm një grua, dyshohet se ofendoi edhe gratë e tjera që ndodheshin aty.

Ky nuk është rasti i vetëm i dhunës ndaj grave, pasi që pothuajse çdo ditë raportohet raste të ndryshme të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë.

Sipas Rrjetit të Grave të Kosovës, mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, vendimet e ulëta e qesharake nga ana e gjykatave, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë së Kosovës, janë disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Sinjali ju sjell më poshtë 13 rastet e dhunës në familje, që u raportuan për tri ditë, në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lipjan, 24.10.2021 – 12:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Lipjan, 24.10.2021 – 12:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Fushë Kosovë, 24.10.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dragash, 24.10.2021 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 23.10.2021 – 03:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, viktima kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 23.10.2021 – 12:55. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 23.10.2021 – 20:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 17.10.2021 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ditë më parë, përmes telefonit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.

Prizren 23.10.2021 – 14:30. Viktima femër kosovare ka informuar se nipi i saj (djali i vajzës) i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendjet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Gjakovë 23.10.2021 – 12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 21.10.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 22.10.2021 – 01:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Pogragjë, Gjilan 22.10.2021 – 14:00-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës dhe të dyshuarit  u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje

/GazetaSinjali/