image Burimet vegjetariane të hekurit në ushqim

Burimet vegjetariane të hekurit në ushqim

news image

Hekuri është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme në dietën e secilit prej nesh. Mangësitë janë mjaft të zakonshme nëse sasia e hekurit në ushqimet e përditshme është e vogël, veçanërisht për vegjetarianët.

Sigurisht, ne kemi tendencë të mendojmë për produkte shtazore, si mishi i viçit, mishi i pulës apo vezët si burime të mira të hekurit. Në fakt këto janë burime të hekurit, por jo të vetmet. Vegjetarianët si persona që nuk konsumojnë mish mund të marrin hekur përmes ushqimeve tjera me bazë bimore.

Sinjali liston disa nga burimet vegjetariane të hekurit :

Thjerrëzat, soja, tofu, fasulja, fasulet e zeza, qiqrat, quinoa, drithërat e fortifikuara, orizi kafe, bollguri, kungulli, fëstëku, fara të lulediellit, djathi, susami e të tjera.

Ndërsa burim i mirë i hekurit nga frutat dhe perimet janë domatet, rrepa e kuqe, brokolli, spinaqi, shpargu, bananja, boronicat etj.

Studimet tregojnë se ushqimi i pasur me hekur dhe vitaminë C është jashtëzakonisht i shëndetshëm për organizmin e njeriut. Vitamina C ndihmon në  përthitjen e hekurit dhe rritjen e nivelit të hemoglobinës në gjak.Gazeta Sinjali