Gazeta Sinjali sot raportoi se dy nga viktimat e aksidentit tragjik të mbrëmjes së djeshme në Prizren, Lordi Syla, Molos Delija ishin ish-futbollistë të klubit futbollistik “KF Gjakova”. Kryesia si dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave të këtij klubi u kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave.
Për vdekjen e dy të rinjve ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, duke i cilësuar të dy si burim dashurie dhe inspirimi për të gjithë komunitetin e futbollit.
“Në këto momente të vështira për familjet e juaja, nuk ka fjalë që mund të shprehin plotësisht dhimbjen tonë për humbjen e dy ish-futbollistëve, të cilët jo vetëm ishin pjesë e KF “Gjakova”, por edhe burim dashurie dhe inspirimi për të gjithë komunitetin e futbollit.
Ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithsecilit prej nesh, teksa ka ndaluar në gjysmë ëndrrat e tyre të mrekullueshme dhe pasionin e madh për lojën e futbollit”, thuhet në reagimin e FFK-së.
Federata e Futbollit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet e tyre familjes së viktimave.
“Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta”, thuhet nga FFK.
Reagimi i plotë:
Të nderuara Familje Delija dhe Syla!
Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen tragjike të më të dashurve tuaj, Molos Delija dhe Lordon Syla.
Në këto momente të vështira për familjet e juaja, nuk ka fjalë që mund të shprehin plotësisht dhimbjen tonë për humbjen e dy ish-futbollistëve, të cilët jo vetëm ishin pjesë e KF “Gjakova”, por edhe burim dashurie dhe inspirimi për të gjithë komunitetin e futbollit.
Ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithsecilit prej nesh, teksa ka ndaluar në gjysmë ëndrrat e tyre të mrekullueshme dhe pasionin e madh për lojën e futbollit.
Dëshirojmë të jemi pranë jush me shpirt dhe mendje, me shpresë se do të gjeni forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe.
Molosi dhe Lordi do të mbeten gjithmonë në kujtimet tona si figura frymëzuese dhe të dalluara në fushën e futbollit.
Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Molosin dhe Lordin!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së