Gjermania ka shënuar rezultate më të mira në luftën kundër “COVID-19”, duke pasur një menaxhim më të mirë se sa shumica e vendeve tjera të Evropës. Në këtë vend, pritet shumë shpejtë të lehtësohen masat e vendosura nga qeveria, gjë që do të nënkuptonte rikthimin e shpejt të futbollit.
Bundesliga është e gatshme të rifillojë qysh më 9 maj, shumë më herët se secila nga katër ligat tjera të forta të Evropës. Qeveria gjermane është e vetëdijshëm për humbjet financiare të klubeve dhe pritet të aprovojë vendimin e Bundesligës.
13 nga 36 klubet e Bundesligës dhe Bundesliga 1 mund të falimentojnë nëse sezoni nuk fillon së shpejti. Mirëpo në vazhdimin e sezonit, tifozët nuk do të lejohen në stadiume, dhe brenda tij gjatë një ndeshje do të jenë një maksimum 322 persona, përfshirë stafin e nevojshëm.
Së fundit Bundesliga ka porositur 22 mijë teste për COVID-19, me lojtarët që do të testohen vazhdimisht në stërvitje dhe para ndeshjeve.