image Bulliqi prezanton kabinetin e tij: Do ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione

Kosovë

Bulliqi prezanton kabinetin e tij: Do ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione

news image

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi nëpërmjet një konference për media ka prezantuar drejtorët e Drejtorive në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Bulliqi duke prezantuar drejtorët, ka thënë se synimi i tij është ta kthejë besimin e qytetarëve në institucione.

“Synimi ynë është të kthejmë besimin e qytetarëve në institucione. Do të qeverisim me dije, guxim dhe pa arrogancë. Do të bashkëpunojmë me partitë opozitare. Do të jemi afër atyre që kanë më së shumti nevojë. Do të qeverisim pa e diskriminuar askënd. Në ekzekutivin tim kam kuadrin e ri e profesionale. Ashtu siç jam zotuar në fushatën zgjedhore që gratë dhe të rinjtë do të kenë hapësirën e nevojshme për të dëshmuar vetën në ekzekutiv, ashtu edhe kam vepruar”, ka thënë Bulliqi, duke bërë publik emrat e rinj në ekzekutiv.

Kabineti i Bulliqit:

Marigona Lahu – nënkryetare e komunës.

Bahri Selimi – drejtor i Drejtorisë së Administratës.

Fatlum Osmani – drejtor i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave.

Avni Fetahu – drejtor i Drejtorisë së Arsimit.

Egzona Mustafa – drejtoreshë e Shëndetësisë.

Havzi Jetullahu – drejtor i Drejtorisë së Shëbimeve Publike.

Pajtim Balaj – drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Ajet Potera – drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit.

Elheme Kutllovci – drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bujar Hasani – drejtor i Drejtorisë së Urbanizimit./Gazeta Sinjali/