image Bulliqi ironizon me shkarkimin e Veliut: Edhe Vjosa është shkarkuar, por tash u bë presidente - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Bulliqi ironizon me shkarkimin e Veliut: Edhe Vjosa është shkarkuar, por tash u bë presidente

news image

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës nga Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka ironizuar me vendimin e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ta shkarkojë paraardhësin e tij, Agim Veliun, nga kryetari i degës në këtë qytet, raporton Gazeta Sinjali.

Bulliqi ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për këtë gjë, por thotë se jeta është e tillë dhe ndodhin këto telashe.

“A e kanë shkarku a? S’kokna marrë me atë farë problemi. Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, është shprehur Bulliqi.

Madje, ai ka vazhduar ironinë e tij, duke marrë shembullin e Vjosa Osmanit, e cila pasi që u shkarkua nga të gjitha pozitat në LDK, arriti të bëhet presidente e vendit.

“Ai e ka shkarkuar dikë më herët, tash atë e shkarkon dikush. Edhe Vjosa është shkarkuar, po tash u bë presidente e vendit”, ka thënë Bulliqi në T7./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin