Autoritetet bullgare njoftuan sot se do të vriten 17,000 derra, pas një shpërthimi të “Etheve afrikane’ në një fermë në veri, ferma e pestë industriale që u godit nga virusi. Më shumë se 100,000 derra janë vrarë tashmë në katër ferma të tjera në dy javët e fundit. Virusi u zbulua në një fermë në Slivov afër qytetit Svishtov në Danub.
Bullgaria mobilizoi forcat ushtarake dhe policore për të ndihmuar në luftimin e sëmundjes dhe mbrojtjen e industrisë së derrave. Ethet e derrave afrikanë janë një sëmundje shumë ngjitëse që prek si derrat shtëpiakë ashtu edhe ata të egër. Ai nuk bartet te njerëzit.