image Buja thotë se iu montua rasti gjyqësor: Një ministër insistoi që të merresha në pyetje

Politikë

Buja thotë se iu montua rasti gjyqësor: Një ministër insistoi që të merresha në pyetje

news image

Ramë Buja i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, deklaroi se ishte propozuar nga ish-krerët e UÇK-së në Hagë për t’u bërë nënkryetar i PDK-së.

Por, ai shtoi se nuk është thirrur kurrë në të kaluarën.  Madje sipas tij, nganjëherë është tepruar, pasi theksoi se “ne jemi vazhdimtarë të veprimtarisë së UÇK-së”.

“Në UÇK ka pasur nga të gjitha partitë. Problemi është se unë dua të besoj që kjo parti do të reformohet, por që të ketë kujdes se njerëzit që i binë t’i njohin. Unë nuk u ndjeva mirë që nuk ua di emrat atyre katër personave. Jam mbështetës se ata që dënohen t’i thënë lamtumirë partisë”, shtoi ai.

Teksa foli për reformat e nevojshme të PDK-së që udhëhiqet prej Memli Krasniqit, ai tregoi një rast kur ka qenë në një proces gjyqësor.

Ai duke folur për këtë çështje, shpjegoi inatet që kishin mes vete funksionarët e PDK-së.

“Vet kam qenë në një proces gjyqësor, ishte diçka e montuar. Nuk e di, po ta dija do ta bëja. S’mund ta them. Problemi ishte që ministri i PDK-së që erdhi pastaj, ishte shumë insistues që ministri paraprak të merrej në pyetje, hetuesi më thoshte ministër, m’fal bre profesor ministri po insiston që unë me të vet për do gjëra”, shtoi ai në ATV.

/GazetaSinjali/