image Bugajski: Serbia e njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën në Ukrainë

Politikë

Bugajski: Serbia e njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën në Ukrainë

news image

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, mbështet kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Analisti Bugajski thotë se faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës.

Sipas Bugajskit, herët e vonë Serbia do ta njohë Kosovës, por kjo sipas tij ka më shume gjasa të ndodhë kur Rusia të humbasë luftën dhe rolin e ndërhyrjes së saj në Ballkan.

“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiqit. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërtën nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE-së”,  tha Bugajski në një intervistë për Euronews Albania.

/GazetaSinjali/