image Bubullima e vetëtima e shkundën Kosovën gjatë natës, IHMK thotë se janë fenomene të rralla

Sociale

Bubullima e vetëtima e shkundën Kosovën gjatë natës, IHMK thotë se janë fenomene të rralla

news image

Gjatë natës së mbrëmshme në vendin tonë pos reshjeve të shiut kanë ndodhur bubullima e vetëtima, të cilat ndodhin rrallë dhe po vlerësohen në forma të ndryshme nga qytetarët.

Derisa stinës së vjeshtës po i vije fundi  vendi jonë është përcjell me reshje jo të pakta shiu e me temperatura  të ngrohta të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët e para të dimrit.  

Koordinatori dhe parashikuesi i motit në Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, tha për Gazetën Sinjali se zbrazjet elektrike kanë filluar natën, si pasoj e temperaturave të larta ditëve të fundit dhe ndryshimit enorm të presionit atmosferik.

“Kushte që e bëjnë të mundur që në troposferë të ndodhin këto procese fizike, ndonëse fenomene të rralla, por po krijohen kushtet që rrallëherë të ndodhin këto fenomene”, tha Aliu.

Parashikuesi i motit , tregoi se reshjet e shiut ishin të intensitetit të ulët deri mesatar, kështu që sasia totale e tyre nuk është e lartë 4-11mm. Por prapë edhe pse në sasi të ulët mund të shkaktojnë vështirësi,  sepse para tri ditësh ka pasur sasi të mëdha të reshjeve, kryesisht në Dukagjin. Toka tani vetëm se është e “ngopur” me reshje dhe sasitë që po bien mund të mbesin në sipërfaqe, sidomos në rrugë dhe vende të betonuara dhe ku infrastruktura është e dobët.

“Rënie të mëdha të temperaturave nuk parashihet edhe pse edhe 4 ditë kanë mbetur kur zyrtarisht do të filloj stina e dimrit, minuse të lehta do të ketë por jo minuse dyshifrore, ato temperatura të ulëta priten në janar dhe shkurt”, tha Beslim Aliu.

Sipas tij së pari duhet të ketë rënie të temperaturave, erëra nga veriu, VP dhe VL , ulje të presionit e atëherë pastaj  plotësohen kushtet për borë, një gjë e tillë nuk parashihet të paktën deri me datën 28 dhjetor.

“Me 21 dhjetor kur edhe fillon dimri në orën 22 e 36 minuta do të dalim me një prononcim për të parashikuar motin për natën e ndërrimit të vitit”, tha Besim Aliu, koordinator dhe Parashikues i Motit në IHMK.

/GazetaSinjali/