Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka njoftuar se nesër do të mbajë protestë me kërkesën që të miratojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
BSPK ka bërë të ditur se kërkojnë edhe rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik për 100 euro.
Njoftimi i plotë:
Informojmë qytetarët, që nesër, e premte, më 8 prill 2022, në organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e në udhëheqjen e Kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli, mbahet Protesta e paralajmëruar e Federatave dhe Shoqatave Sindikale.
Protesta do të niset në orën 12:00 nga Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë drejt rrugës Agim Ramadani poshtë rrugës Eqrem Çabej në drejtim të rrugës Xhorxh Bush e nëpërmes Sheshit Zahir Pajaziti për tu ndalur në Sheshin Skënderbeu para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ku Partnerit Social – Qeverisë do t’i parashtrohen kërkesat e Federatave Sindikale të BSPK-së:
- Miratimi i Ligjit të Pagave sa më shpejt që është e mundur dhe fillimi i zbatimit të tij e deri në fillim të zbatimit rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës.
- Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor
- Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nr. 04/L-131, sidomos të ndryshohet te neni 8, paragrafi 1 e nënparagrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999.