Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes pati një fjalosje në fushë me mbrojtësin Victor Lindelof, pas eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Evropës.
Përkundër që portugezi i dha epërsinë United-it, golat e Suso dhe Luuk de Jong përmbysën gjithçka, duke i dhënë Sevillës kualifikimin në finale.
Pas golit të dytë të pësuar, Fernandes dhe Lindelof shkëmbyen ca fjalë në mënyrë mjaft të ashpër.
”Është normale kur ju pranoni gol. Nuk ka të bëjë me mua ose Victor. Ajo që ndodhi mes meje dhe Victor është normale”, tha Fernandes për BT Sport.
“Do të ndodhë shumë herë në futboll. Ne duhet të shohim gabimet e të tjerëve dhe të përmirësohemi”. /Gazeta Sinjali/