image Bruno Fernandes: Në Manchester United dua të fitoj gjithçka

Futboll

Futboll/ Bruno Fernandes: Në Manchester United dua të fitoj gjithçka

news image

Lojtari i Manchester United, Bruno Fernandes dëshiron të fitoj të gjithë titujt.

Tutje, ai shton se të gjithë transferimet e reja duhen të jenë të etur për tituj.

“Unë dua të fitoj gjithçka. Unë jam i uritur të fitoj gjithçka. Erdha në Manchester United të fitoj, të fitoj tituj, ligën, Ligë e Kampionëve, çdo gjë”, u shprehë portugezi për “United Website”, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne tashmë kemi një ekip të madh, por kushdo që transferohet, duhet të kërkoj të fitoj. Të fokusohet në fitore. Unë i dua njerëzit të uritur për tituj. E ndjej tani në grup, se të gjith duan të fitojnë”, tha Fernandes.

Bruno u transferua tek Manchester United në merkaton e janarit dhe deri më tani ka treguar performanca të larta. Ai arriti ta fitoj çmimin si “Më i miri i muajit shkurt” në Premier Ligë./Gazeta Sinjali/