image Bërnabiq pas takimit me Peach: Parakusht për vazhdimin e normalizimit me Kosovën është përmbushja e detyrimeve

Politikë

Bërnabiq pas takimit me Peach: Parakusht për vazhdimin e normalizimit me Kosovën është përmbushja e detyrimeve

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq është takuar sot me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart William Peach në Beograd.

Në takim është thënë se kusht për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është përmbushja e detyrimeve të dakorduara më parë.

Ajo theksoi se kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer çështjet e hapura dhe për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciproke, njoftoi qeveria serbe.

Siç tha ajo, ruajtja e paqes dhe stabilitetit është prioriteti kryesor i Beogradit.

/GazetaSinjali/