Britney Spears dhe i dashuri i saj Aam Asghari kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 dhe këtë e kanë bërë publike në rrjetet sociale të enjten.
Në videon e publikuar Britney ka deklaruar se nuk ka ndierë asgjë dhe se deri më tani nuk ka asnjë efekt anësor si pasojë e vaksinës.
“Njerëzit në internet kanë thënë se është shumë, shumë keq, sikur të të hyjë plumbi në krahë. Por nuk është asgjë. Nuk ndjeva asgjë. Jam mirë dhe shpresoj të vazhdojë të jem mirë”, ka thënë ylli i popit.
Këngëtarja 39-vjeçare është bërë një nga personazhet e famshme më të komentuara muajve të fundit për shkak të publikimit të dokumentarit rreth jetës së saj “Frame Britney” në të cilin paraqiten vështirësitë me të cilat ajo ishte përballur në jetën e saj personale dhe profesionale. /GazetaSinjali/