Britney Spears është bërë sërish nuse.
Këngëtarja 40 vjeçare hyri në rrjete sociale për të postuar një video ku paraqitet me veshje që ngjan me këmishë nate mëndafshi ngjyrë të bardhë dhe vello nusërie.
Në mbishkrimin shoqërues ajo tha se këtë herë ishte martuar me veten. Lajmi vjen disa muaj pasi ajo u martua me Sam Asghari.
“Po, u martova me veten time”, shkroi Britney.
“U mërzita, më pëlqeu velloja ime”. Megjithatë, artistja siguroi fansat se ajo dhe Sam ishin ende bashkë.
“Psss po, por unë jam ende e martuar me bashkëshortin”, tha ajo.