image Britanikut i hiqet faji pas 38 vjetësh burgim, ADN-ja zbulon të vërtetën

Botë

Britanikut i hiqet faji pas 38 vjetësh burgim, ADN-ja zbulon të vërtetën

news image

38 vjet burg për një vepër që s’e kishte bërë. Një burrë britanik, që për afro katër dekada ka qëndruar pas grilave i shpallur fajtor për një vrasje të rëndë, më në fund është liruar, pasi provat e reja të ADN-së e pastruan emrin e tij.

Peter Sullivan, sot 68 vjeç, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Britani, pasi analiza e re shkencore zbuloi ADN-në e një personi tjetër në vendin e krimit.

Në vitin 1986, Sullivan ishte dënuar për vrasjen dhe sulmin seksual ndaj Diane Sindall, një bariste 21-vjeçare, që u sulmua brutalisht në Birkenhead, Merseyside, teksa po kthehej nga puna.

Vetëm pas 38 vjetësh, Komisioni i Rishikimit të Çështjeve Penale arriti të rihapë dosjen, duke sjellë para gjykatës një provë kyçe: ADN e një personi tjetër në mostrën e spermës së ruajtur nga vendi i ngjarjes.

Me këtë vendim, Sullivan bëhet viktima me më shumë vite burg për një dënim të gabuar në historinë britanike, që është ende gjallë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/