image Britaniku thyen rekord botëror, shikoni çfarë shpejtësie arrin me biçikletë

Sporte të tjera

Sport/ Britaniku thyen rekord botëror, shikoni çfarë shpejtësie arrin me biçikletë

news image

Neil Campbell ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë mbi biçikletë.

Me një biçikletë të modifikuar dhe të lidhur pas një Porscheje, ai arriti të kapte shpejtësinë 280 km/h.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 1995 me shpejtësinë që kishte arritur në atë kohë deri në 269 km/h.

Neil Campbell

Biçikleta e Campbell është ndërtuar me fibra kraboni dhe ka kushtuar 18 mijë dollarë.

Me profesion arkitekt, 45-vjeçari la punën e tij për t’iu përkushtuar tërësisht thyerjes së këtij rekordi.

Pas kësaj, ai u shpreh i lumtur dhe tha se gjatë asaj shpejtësie duket sikur do përplasesh./Sinjali/