Britania e Madhe i është përgjigjur një raporti që sugjeron se Rusia po planifikon të testojë vendosmërinë e NATO-s duke kryer një “provokim” të armatosur në territorin polak.
“Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, ka deklaruar zëdhënësi i kryeministrit.
“Kur dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake, avionët britanikë Typhoon u ngritën në mbrojtje”, shtoi ai, raporton skynews – transmeton Sinjali.
Zëdhënësi theksoi se angazhimi i Britanisë për sigurinë e aleatëve të saj është “i palëkundur”.
Si mund të duket ‘provokimi’?
Burime pranë presidentit polak Karol Nawrocki kanë thënë për median Onet se Uashingtoni ka lëshuar disa paralajmërime drejt Varshavës lidhur me këtë plan.
Sipas tyre, provokimi mund të përfshijë goditjen e infrastrukturës kritike të Polonisë me raketa dhe dronë, ose kalimin e ushtarëve rusë në territorin e NATO-s.
Burimet polake thonë se Rusia mund të llogarisë që SHBA-të do ta shtyjnë Poloninë drejt negociatave në vend të një reagimi të fortë ushtarak, diçka që do të shihej si fitore për Moskën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!