image Britania publikon hartën e re të sulmeve ruse në Ukrainë

Botë

Britania publikon hartën e re të sulmeve ruse në Ukrainë

news image

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar një hartë të re të sulmeve dhe avancimit të forcave ruse në Ukrainë, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka thënë se që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 mars, rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë.

Zelensky u tha gazetarëve të huaj se “Rreth 1,300 ushtarë tanë dhe më shumë se 12,000 ushtarë nga Rusia janë vrarë deri më tani”.

Shtetet e Bashkuara vlerësuan të enjten se janë vrarë afro 6,000 ushtarë rusë në pushtimin e Ukrainës, kurse Rusia pranon humbjen e vetëm 500 ushtarëve.


/GazetaSinjali/