image Britania e thekson se masakra e Srebrenicës përbën gjenocid, zotohet për drejtësi

Botë

Britania e thekson se masakra e Srebrenicës përbën gjenocid, zotohet për drejtësi

news image

Sot, kujtohet 25 vjetori i Masakrës së Srebrenicës në Bosnje, nga paramilitarët serbë.

Ndërkohë, për masaktrën e Srebrenicës, ka reaguar edhe Britania e Madhe, duke theksuar se ajo çfarë ka ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, është mizoria më e madhe e ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Britania e Madhe, kësaj mizorie, i referohet si gjenocid i kryer në Srebrenicë nga serbët.

“Sot shënohet 25 vjetori i mizorisë më të rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi 8,000 burra dhe djem, kryesisht myslimanë, u vranë dhe mbi 20,000 gra dhe fëmijë u internuan me forcë, në gjenocidin në Srebrenicë, Bosnje”.

“Shumë familje ende nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre. Shumë autorë ende nuk kanë mbajtur përgjegjësi. Sot e kujtojmë Srebrenicën dhe vazhdojmë punën tonë në luftën për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në faqen zyrtare të kryeministrit britanik Boris Johnson.

Në vitin 1993 Bosnja dhe Hercegovina kishte paditur Serbinë dhe Malin e Zi për gjenocid dhe në këtë gjyq të vitit 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, u pajtua me gjetjen e mëparshme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë se Masakra e Srebrenicës përbënte gjenocid.

Por, presidenti i GJND-së, Rosalyn Higgins, vuri në dukje se kishte shumë prova për të vërtetuar se krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ishin kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë, si vrasje të mëdha, rrethimi i qyteteve, përdhunime masive, tortura, dëbim në kampe dhe qendra të paraburgimit, por GJND nuk kishte juridiksion mbi ta, sepse çështja merrej “ekskluzivisht me gjenocid në një kuptim të kufizuar juridik dhe jo në kuptimin më të gjerë që ndonjëherë i jepet këtij termi”.

Për më tepër, Gjykata konstatoi “që Serbia nuk ka kryer gjenocid” dhe as “komplotoi” ose “nxiti kryerjen e gjenocidit”. Sidoqoftë, kjo gjykatë zbuloi që Serbia kishte dështuar “të merrte të gjitha masat brenda fuqisë së saj për të parandaluar gjenocidin në Srebrenicë”.

Konstatimi i Gjykatës se Serbia nuk ishte përfshirë direkt në gjenocidin e Srebrenicës janë kritikuar ashpër./ Gazeta Sinjali/