image Britania do të karantinojë të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë nga 8 qershori

Botë

Botë/ Britania do të karantinojë të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë nga 8 qershori

news image

Britania nga data 8 qershor do të fusë në karantinë të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë, një masë për të cilën linjat ajrore kanë paralajmëruar se do të shkatërrojë industrinë e tyre.

Të gjithë ato që do të vijnë nga shtetet tjera, përfshirë edhe britanikët që kthehen në vendin e tyre, do t’u kërkohet të izolohen për 14 ditë dhe do duhet të japin një adresë tek autoritetet se ku do të qëndrojnë.

Pronarët e linjave ajrore kanë thënë që masat do të kishin pasoja të mëdha, Michael O’Leary, shefi ekzekutiv i Ryanair, ka thënë se ato do të ishin “të pazbatueshme dhe të padenja” dhe do të injorohen. “Futja e një karantine në këtë fazë nuk ka kuptim,” tha Tim Alderslade, Shefi Ekzekutiv i organit të industrisë Airlines UK. “Do jetë një nga gjërat më të këqija që qeveria do të bëjë nëse qëllimi i tyre është të rifillojë ekonominë.”