image “Britania do ta gjykojë Putinin nga veprimet dhe jo nga fjalët”

Botë

“Britania do ta gjykojë Putinin nga veprimet dhe jo nga fjalët”

news image

Britania dëshiron që forcat ruse të tërhiqen plotësisht nga Ukraina dhe do të gjykojë hapat e përkohshëm drejt një marrëveshjeje të mundshme paqeje me veprime dhe jo me fjalë, tha një zëdhënës i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

I pyetur nëse Johnson u inkurajua nga premtimi i Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Ukrainës veriore, zëdhënësi i tij tha se “ne do ta gjykojmë Putinin dhe regjimin e tij nga veprimet e tij, jo nga fjalët e tij“.

Ata shtuan se ka pasur pakësim të bombardimeve ruse rreth Kievit, kryesisht për shkak se forcat ukrainase kanë “shtyrë me sukses ofensivën ruse” në veriperëndim të qytetit.

Megjithatë, ata thanë se luftimet vazhdojnë dhe ka bombardime të rënda në Mariupol dhe zona të tjera.

“Pra, ne nuk duam të shohim asgjë më pak se një tërheqje të plotë të forcave ruse nga territori ukrainas”, tha zëdhënësi i kryeministrit britanik.

/GazetaSinjali/