image Breshër e rrufe, parashikimi i motit për nesër

Kosovë

Breshër e rrufe, parashikimi i motit për nesër

news image

Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu, të shoqëruara me rrufe.

Në disa zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22–26°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–12 m/s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/