image Brenda pak minutash gjenden dy trupa të pajetë në Mitrovicë, Policia nis hetimet

Siguri

Brenda pak minutash gjenden dy trupa të pajetë në Mitrovicë, Policia nis hetimet

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës sot, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda pak minutave, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyja rastet i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në orën 17:12 është gjetur pa shenja jete një 56-vjeçar në rrugën ‘Fadil Deliqi’,

Sot , rreth orës 17:12,  është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar.  Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.

Ndërsa viktima tjetër është një 77-vjeçar, trupi i të cilit u gjet saktësisht 8 minuta pas rastit të parë në rrugën ‘Ali Zeneli’. Sipas Zahitit, prokurori ka cilësuar se vdekja e tw ndjerit është natyrore.

Sot , rreth orës 17:20,  është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar.  Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, njoftoi Zahiti për Sinjalin.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastet.

/GazetaSinjali/