Mbrojtësi brazilian Gleison Bremer pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës, pasi interesi për të po rritet dita-ditës.
Bayern Munich po e ndjek me vëmendje situatën e futbollistit të Juventusit dhe po shqyrton mundësinë për të bërë një lëvizje konkrete në drejtim të tij.
Sipas mediave ndërkombëtare, Bremer po pret një ofertë zyrtare nga gjiganti bavarez, e cila mund t’i japë hov bisedimeve mes palëve, përcjell Sinjali
Nga ana tjetër, Juventusi nuk e përjashton shitjen e mbrojtësit, por e ardhmja e tij mbetet e lidhur ngushtë me vendimin e Bayernit, i cili ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!