image Brazili e 'shpartallon' Serbinë, serbët shpëtojnë vetëm me dy gola

Futboll

Brazili e ‘shpartallon’ Serbinë, serbët shpëtojnë vetëm me dy gola

news image

Brazili e ka nisur me fitore të madhe kampanjën e Botërorit të Katarit 2022.

Brazilianët kanë mposhtur Serbinë me rezultat 2-0, por rezultati mund të kishte qenë shumë më i thellë, me një 90 minutësh totalisht të dominuar nga ata.

Richarlison ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, duke realizuar të dy golat për kombëtaren braziliane.

Fillimisht ai realizoi në minutën e 62-të, pas një topi të cilin portieri serb nuk arriti të ndalë mirë, duke shënuar nga afërsia.

I dyti gol doli të jetë spektakolar, me 25-vjeçarin që realizoi në mënyrë akrobatike, duke shënuar në stilin ‘gërshërë’ në minutën e 73-të.

Brazili ndan pozitën e parë dhe të dytë me Zvicrën, me nga 3 pikë, gjersa Serbia dhe Kameruni mbeten në pozitat 3 dhe 4 në grupin G.

/GazetaSinjaliSport/