image Brad Pitt dhe Angelina Jolie marrin ofertën marramendëse për të bërë një film së bashku

Film

Brad Pitt dhe Angelina Jolie marrin ofertën marramendëse për të bërë një film së bashku

news image

Brad Pitt dhe Angelina Jolie mund të rikthehen së bashku për një film të ri.

Në fakt ka mbërritur një ofertë e bujshme për të ribashkuar dy ish-bashkëshortët në ekranin e madh. Konkretisht, producenti Danny Rossner ka hedhur një propozim që duket i vështirë për t’u refuzuar: 60 milionë dollarë për të luajtur së bashku Brad Pitt dhe Angelina Jolie në një set filmi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Për momentin, mendoj se Brad Pitt fiton nga 20 deri në 25 milionë dollarë për film, ndërsa Angelina Jolie është rreth 15 milionë”, deklaroi Rossner.

“Ne jemi gati të ofrojmë një shifër që varion nga 50% më shumë se tarifat e tyre të zakonshme”.

Kjo do të thotë deri në 37.5 milionë për Brad dhe rreth 22 milionë për Angelina.

Propozimi është për një film të frymëzuar nga libri The Hotel Martinez, i cili tregon historinë e hotelit me të njëjtin emër në Kanë të Francës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Brad Pitt do të luante Emmanuel Martinez, pronarin karizmatik të hotelit, ndërsa Angelina Jolie do të luante rolin e Emma Digard, të dashurës dhe muzës së tij simpatike.

Filmi premton një histori dashurie, tradhtie dhe pasioni. Pavarësisht tërheqjes kinematografike që mund të ketë ideja, propozimi vjen në një moment delikat për ish-çiftin.

Pas ndarjes që tronditi Hollywood-in në vitin 2016, dy aktorët janë ende protagonistë të një beteje të gjatë ligjore.

/GazetaSinjali/