image BQK përgënjeshtron Kurtin e Muratin: Nuk pati rritje ekonomike 4.9 për qind
[wp-story id="814678"]

Financa

BQK përgënjeshtron Kurtin e Muratin: Nuk pati rritje ekonomike 4.9 për qind

news image

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 për qind dhe jo 4.9 për qind siç kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, tha se presioni i inflacionit dhe rënia e fuqisë blerëse kanë bërë një gjë të tillë.

Para deputetëve, ai tha se BQK-ja nuk ka mundur të ketë vendimmarrje sa i përket inflacionit, pasi i njëjti është i importuar.

Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.5 miliardë euro remitanca.

Pak ditë më parë, Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon.

Sipas tij, në çerekun e parë të këtij viti rritja ekonomike shënoi 4.9%.

“Sot u bënë një vit e gjysmë të qeverisjes sonë. Përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike”, thuhej në postimin e Kurtit.

/GazetaSinjali/