image BQK-ja nuk ka marrë asnjë vendim për shtyerjen e afatit të këstit të kredive

Kosovë

BQK-ja nuk ka marrë asnjë vendim për shtyerjen e afatit të këstit të kredive

news image

Banka Qendrore e Kosovës ka sqaruar se nuk kanë marrë asnjë vendim për shtyerjen e afatit të këstit të kredive. BQK e ka parë të nevojshme të sqarohet pasi që në shumë portale të vendit është publikuar lajmi me titull “BQK-ja shtyn afatin e kësteve të kredive”.

Sipas BQK-së vendimi i vjetër që afati i shtyerjes së pagesës së kësteve të kredive të jetë 3 muaj, vazhdon të mbetet në fuqi.

 “Edhe njëherë sqarojmë se në fuqi mbetet vendimi që afati i shtyerjes së pagesës së kësteve të kredive të jetë 3 muaj, nga data 16 mars deri me 16 qershor 2020, për kredimarrësit , të cilët kanë hasur në vështirësi financiare , si rezultat i rënies së të hyrave personale apo biznesore për shkak të Covid-19”, shkruan në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

BQK-ja gjithashtu njofton se nuk do të aplikojë masa ndëshkuese ndaj institucioneve gjatë kësaj periudhe si dhe nuk do të kërkojë provizione shtesë nga këto institucione, për kreditë e shtyera.

“Ndërkohë, interesi i rregullt për këta tre muaj do të përllogaritet, pagesa e të cilit do të shpërndahet për periudhë së paku gjashtë mujore apo më herët, në rastet e maturimit të kredive para kësaj periudhe”, shkruan BQK-ja.

Megjithatë, BQK njofton se do të vazhdojë së monitoruari me shumë kujdes zhvillimet ekonomike dhe ato në sektorin financiar në mënyrë që të japin kontributin e tyre në rimëkëmbjen e ekonomisë.Gazeta Sinjali