image Botman arrin marrëveshje me Milanin për kushtet personale

Futboll

Botman arrin marrëveshje me Milanin për kushtet personale

news image

Milani ka bërë përpjekje të vazhdueshme muajve të fundit për të arritur një marrëveshje me mbrojtësin e Lille, Sven Botman.

Mbrojtësi 22-vjeçar është kërkuar edhe nga Premier Liga, më konkretisht nga skuadra e Newcastles.

Rarportet e fundit megjithatë theksojnë se holandezi ka arritur marrëveshje me Milanin për kushtet personale.

Korrespodenti i Milanit dhe gazetari i TuttoMercatoWeb, Antonio Vitiello thekson se Botman tani ka arritur marrëveshje me Milanin për një kontratë pesë-vjeçare.

Sipas tij, holandezi dëshiron vetë kuqezinjtë dhe po refuzon çdo mundësi tjetër transferimi diku tjetër.

Lille ndërkohë po shpreson që ta shesë atë në Premier Ligë për një shifër më të lartë.

/GazetaSinjaliSport/