Ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026 në Meksikë është shoqëruar me incidente dhe tensione jashtë stadiumit “Estadio Azteca”, pak para fillimit të takimit.
Sipas mediave ndërkombëtare, grupe tifozësh pa bileta dhe protestues kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e stadiumit, duke përshkallëzuar situatën në përplasje me forcat e rendit.
Raportohet se disa persona kanë hedhur gurë dhe shishe drejt policisë pranë një prej hyrjeve të stadiumit, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmat.
Gjatë ndërhyrjes së policisë janë arrestuar dhjetëra persona, ndërsa disa efektivë kanë marrë edhe trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve.
Pavarësisht incidenteve, autoritetet kanë konfirmuar se situata është vënë nën kontroll dhe ndeshja është zhvilluar sipas planit të paraparë.
Ndërkohë, në qytet janë mbajtur edhe aktivitete festive të organizuara nga FIFA, të cilat kanë vijuar normalisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!