image Botërori 2026 i bashkohet festimeve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Futboll

Botërori 2026 i bashkohet festimeve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

news image

Festimet për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po shoqërohen edhe me ngjarje të mëdha sportive, teksa vëmendja është përqendruar te ndeshjet e fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026.

Faza me eliminim direkt nisi me fitoren bindëse të Marokut ndaj bashkëorganizatorit Kanada me rezultat 3:0 në Houston, rezultat që i siguroi kombëtares afrikane një vend në çerekfinale, transmeton Sinjali.

Ndërkohë, sonte në Filadelfia zhvillohet një nga përballjet më të forta të kësaj faze, ajo mes Francës dhe Paraguait, e cila pritet të tërheqë vëmendjen e mijëra tifozëve.

Sipas BBC-së, FIFA kishte paralajmëruar se të dyja ndeshjet do të shoqëroheshin me ceremoni të veçanta në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në stadiumin e Houstonit, ceremonia përfshiu shpalosjen e një banderole gjigante dhe interpretimin e himnit kombëtar amerikan nga muzikantja kryesore e Marinës së SHBA-së, Maia Rodriguez.

Ndërkaq, në stadiumin e Filadelfias, para ndeshjes mes Francës dhe Paraguait është planifikuar një program muzikor, ku do të performojë grupi i njohur amerikan The Roots, si pjesë e aktiviteteve që shënojnë 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/