image Bota ka heronjtë e saj të rinj, vjen piktura e Bansky në situatë pandemie

Art & Dizajn

Art/ Bota ka heronjtë e saj të rinj, vjen piktura e Bansky në situatë pandemie

news image

“Faleminderit për punën që po bëni!”. Artisti britanik Bansky ka sjellë një pikturë të re dedikuar stafit mjekësor të shërbimit shëndetësor për t’i falënderuar për punën e tyre të palodhshme në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Bëhet fjalë për një pikturë, rreth 1 metër katror që është vendosur pranë urgjencës së spitalit të Southampton.

Në tablo shihet një vajzë e vogël që është duke luajtur me disa superheronj dhe mes tyre ka zgjedhur të mbajë në dorë një kukull infermiereje me maskë që e ka dorën të ngritur në stilin e Superman-it.

E gjithë simbolika e kësaj vepre arti është për të treguar heroizmin e personelit shëndetësore në këtë situatë të vështirë pandemie që ka gjunjëzuar Britaninë e Madhe./Gazeta Sinjali/