image Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta trajneri kampion bote

Futboll

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta trajneri kampion bote

news image

Çesar Luis Menoti, ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. 

Menoti udhëhoqi kombëtaren bardhekaltër drejt suksesit të parë në Kupën e Botës të fituar në shtëpi.  

Lajmin e hidhur e bëri publike Federata Argjentinase e Futbollit në një deklaratë zyrtare: “Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”. 

/GazetaSinjali/