image Borxhi i Kosovës rritet në 1.5 miliard euro

Financa

Borxhi i Kosovës rritet në 1.5 miliard euro

news image

Borxhi publik i Kosovës është rritur në 1.5 miliard euro, ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Duke paraqitur raportin financiar për vitin 2020 në Komisionin për Buxhet, ai tha se pandemia COVID-19 ka bërë që të ketë rënie ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2020 prej 5.5 për qind.

Mirëpo, sipas Mehmetit, aktiviteti ekonomik në gjysmën e parë të vitit 2021, ka qenë 10.1 për qind më i lartë se viti paraprak.

Ndërsa, anëtari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Eman Rrahamani, raportin e guvernatorit e quajti të gjeneralizuar dhe pa ndonjë llogaridhënie konkrete./GazetaSinjali/