Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, u ka bërë thirrje shteteve aleate për më tepër përkrahje ushtarake për Ukrainën, raporton CNN.
Borrell ka thënë se Ukraina është duke mobilizuar dyfishë më tepër ushtarë sesa që ishin në fillim të luftës në Ukrainë, ndërsa ka shtuar se javët në vijim janë vendimtare.
“Ushtrisë së Ukrainës i duhen urgjentisht sasi të mëdha të armatimit për t’iu kundërpërgjigjur agresionit rus. Një arme i duhet një plumb. Koha është esenciale. Shpëjtësia nënkupton shpëtim jete. Ne duhet të reagojmë shpejt. Jo vetëm më tepër ndihmë, por atë ta sjellim sa më shpejt”, ka thënë Borrell.