image Borrell thotë se marrëveshja Kosovë - Serbi ka mbetur pezull: Vështirë të arrihet

Politikë

Borrell thotë se marrëveshja Kosovë – Serbi ka mbetur pezull: Vështirë të arrihet

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në një konferencë për media ka potencuar se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia ec paralelisht me integrimin e tyre në Bashkimin Europian.

Borrell ka theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshjeje për fat të keq ka mbetur pezull. Ai po ashtu deklaroi se kjo marrëveshje është e vështirë për t’u arritur.

Borrell tha se për Kosovën dhe Serbinë, zgjerimi dhe progresi në dialogun e lehtësuar europian drejt normalizimit të marrëdhënieve “duhet të ecin paralelisht”.

“Nuk mund të bësh diçka pa e bërë tjetrën”, u shpreh ai.

Sipas Borrellit, progresi drejt Bashkimit Europian dhe zgjidhjet në dialog janë në varësi dhe ndërveprim të ndërsjellë.

“Shpresoj që Marrëveshja e Ohrit, e cila ishte shumë e vështirë për t’u arritur do të zbatohet dhe shënon rrugën drejt normalizimit dhe anëtarësimit në BE”, ka deklaruar Borrell.

Mes tjerash, ai ka theksuar edhe punët që janë bërë në raport me Kosovën dhe Serbinë në dialog.

 “E zgjidhëm çështjen e targave me njohjen reciproke nga Kosova dhe Serbia. Patëm sukses për dokumentet hyrëse/dalëse që më në fund qytetarët të lëvizin nga njëra-tjetra. Arritje të rëndësishme që nuk janë të lehta”, ka thënë Borrell.

Ai po ashtu e përmendi edhe çështjen e energjisë në veri të vendit, për të cilën tha se u zgjidh pas shumë vitesh.

/GazetaSinjali/